-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Protestojnë bizneset e vogla në kryeqytet kërkojnë t’u lejohet përdorimi i frigoriferëve në kiosqe

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve disa përfaqësues të bizneseve të vogla në kryeqytet sot kanë protestuar para objektit të komunës së Prishtinës për lejimin e shfrytëzimit të hapësirave publike.

Përfaqësuesit e këtyre bizneseve kanë mbajtur në duar disa pankarta me mbishkrime: “Neglizhenca juaj detyrim për migrim ndaj neve”, “Stop diskriminimit ndaj bizneseve të vogla”, “A ka drejtësi në këtë vend”.

Përfaqësuesi i shoqatës së bizneseve të vogla në Prishtinë, Sadudin Hasani tha se tash e 1 vit e gjysmë kanë bërë kërkesë që komuna t’u lejoj vendosjen e frigoriferëve, por një gjë e tillë siç u shpreh ai nuk ka ndodhur.

Hasani tha se largimi i frigoriferëve tek kiosqet i ka dëmtuar shumë këto biznese.

“Qëllimi i protestës është për kushte më të mira në punë… Ne më herët kemi pas frigoriferët dhe na i ka largua komuna ku na ka udhëzua me bërë kërkesë për leje, kemi bërë kërkesë për leje, por nuk na ka pajisur dhe as nuk na ka lejuar me i vendosur neve si kioska, ndërsa bizneset tjera… Na ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë duke e ditur se biznesi kryesor gjatë verës janë pijet nuk kemi pas diçka të kundërligjshme”, tha ai.

Hasnai po ashtu u shpreh se ndonëse kishin një dakordim me drejtorin e Inspektoratit për vendosje të frigoriferëve, ata përsëri janë gjobitur.

Ai teksa paralajmëroi protesta të tjera, shprehu kërkesën karshi komunës së Prishtinës për dhënien e lejeve për kiosqet dhe lejimin e 2 deri 4 frigoriferëve.

Nënkryetari i kësaj shoqate, Enver Gashi tha se me largimin e frigoriferëve për 60% është zvogëluar qarkullimi i biznesit të tyre.

Ai tha se kjo situatë ka ndikuar edhe në gjendjen shëndetësore të shumë kolegëve të tyre.

Sot edhe në Kosovë po shënohet 1 Maji, Dita Ndërkombëatre e Punëtorëve. Po në këtë ditë krahas kësaj protestë është paraparë edhe një protestë tjetër e Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës të cilët po kërkojnë rritje pagash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img