Edhe sot është organizuar protestë në përkrahje të së miturës 11 vjeçare e cila u dhunua në fund të muajit gusht.
Protesta e thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist filloi në ora 12:00, përpara ndërtesës së Qeverisë, për të vazhduar drejt Këshillit Gjyqësor.
Me pankarta si “Dorëheqje prokuror”, “Shteti o fajtor”, “Shtet i deshtum” e “Legalizoni sprejin irritues”, është bërë thirrje për veprim më të shpejt dhe të drejt të organeve të drejtësisë.
Protestuesit kanë kërkuar me ngulm dorëheqjen e prokurorit të rastit.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kishte parashtruar disa kërkesa edhe në protestën që u organizua pesë ditë më parë.
Gjatë ditës së djeshme, minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi përpara mediave se po shqyrtohet mundësia e legalizimit të sprejit irritues në raste të vetmbrojtjes, si dhe futja e lëndës së edukatës seksuale, në kurrikulat shkollore.