Site icon PrishtinaPress

Protestës në Zveçan, i bashkohet edhe ish-deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës

Protestës së sotme të serbëve në Zveçan, i është bashkuar edhe ish-deputetja serbe e Kuvendit te Kosovës Miljana Nikolic.

Nikolic e pakënaqur me vendimin e qeverisë Kurti për reciprocitetin me Serbinë, bashkë me deputetët e tjerë të Listës Serbe patën dorëzuar mandatin e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Serbët kanë nisur të mbliedhen sërish në Leposaviq dhe Zveçan për herë të katërt këtë javë, mes tensioneve në rritje në veri të vendit, pasi të premtën e javës së kaluar Policia e Kosovës i ndihmoi kryetarët e rinj shqiptarë të futeshin nëpër komuna. Serbët kanë nisur të mblidhen edhe në Zubin Potok.

 

Exit mobile version