Është mbajtur protesta e dytë nga shoqëria civile për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti. Ai ndërroi jetë pasi u shoqërua në komisariat nga policia e Tiranës.
Me qindra qytetarë në këtë protestë kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes, vënien para drejtësisë të përgjegjësve dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledian Çuçi.
Nën sloganin “drejtësi për Learin”, të rinjtë ndezën qirinj në kujtim të 32-vjeçarit, ndërsa hodhën edhe miell mbi efektivët e policisë në këtë protestë.
Fillimisht, ata u mblodhën pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, ndërsa më pas u zhvendosën përballë Kryeministrisë.
Për vdekjen e Lear Kurtit, tre policë të patrullës së përgjithshme të komisariatit numër 3 u pezulluan nga detyra.
Bëhet fjale për efektivët që kanë qenë në detyrë në momentin kur kanë ndaluar të ndjerin pasi në Spitalin e Traumës u transportua nga një tjetër patrullë.