Site icon PrishtinaPress

Protestë para Komunës së Prishtinës, punëtorët teknik kërkojnë rritje pagash

Punëtorët teknik të tetë shkollave të Prishtinës dhe Qendrave të Mjekësisë Familjare janë duke protestuar para objektit të Komunës.

Para objektit të Komunës së Prishtinës janë duke protestuar punëtorët teknik të shkollave “Ismail Qemaili”, “Pjetër Bogdani”, “Eqrem Çabej”, “Naim Frashëri”, “Asim Vokshi”, “Hoxhë Kadri Prishtina”,  “Gjergj Fishta”, “Dardania”, si dhe punëtorët e sigurimit në QMF dhe punëtorët e pastrimit në QMF, raporton prishtinapress.eu

Këta punëtorë po kërkojnë rritjen e pagave ashtu siç u ishte premtuar, mospagesën prej 4 për qind, neglizhencën e komunës për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës sipas ligjit për kryeqytetin, i cili është aprovuar vitin e kaluar.

Juzuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, ka treguar se të gjithë këta punëtorë janë duke protestuar për të kërkuar të drejtat që i janë premtuar.

“Punëtorët teknik të Komunës së Prishtinës janë duke protestuar para komunës. Përmes kësaj proteste ata po kërkojnë që të implementohet ligji për Komunën e Prishtinës përmes të cilit këta punëtorë teknik të kalojnë nën menaxhimin e Komunës. Kërkesë tjetër është edhe pagesa e katër përqindëshit të ishte premtuar nga janari i vitit të kaluar”, ka deklaruar Azemi.

Pas këtyre deklaratave, Azemi ka hyrë brenda në takim me kryetarin Shpend Ahmeti.

    

Exit mobile version