Protestë para Gjykatës Speciale në Hagë, aty ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së
Qindra qytetarë nga Kosova e diaspora janë mbledhur para Gjykatës Speciale, aty ku po mbahet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Qytetarët janë duke protestuar për, sipas tyre, gjykimin e padrejtë që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së.
“NATO, po të gjykohen aleatët”, Kosova viktimë, Serbia agresore”, “Liria ka emër”, “Mos i krahasoni viktimat me kriminelë”, ishin disa nga pankartat që i mbanin në duar protestuesit.