1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Protestë në Prishtinë në përkrahje të çlirimtarëve

Në përvjetorin e çlirimit, OVL-UÇK po mban një aktivitet protestues për shkak të, siç thonë ata, fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe si përkrahje ndaj çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ushtruesi i detyrës të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerën lirisë.

“Në kohët më të vështira të shqiptarëve, kanë qenë luftëtarët që kanë dalë ballë. Lufta dhe angazhimi të UÇK-së është vetëm një pjesë e realizimit të qëllimeve të UÇK-së. UNMIK-u akuzoi dhe gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale i gjykon vetëm shqiptarët. Në këtë përvjetor, themeluesit gjenden prapa grilave në Hagë, pasi gjykohet lufta jonë dhe jo ndaj krimeve të Serbisë. Ky aktivitet u organizua për njerëz që nuk ia dinë vlerat lirisë, ndër ta edhe ministrat e Qeverisë”, tha Klinaku.

Një nga pjesëmarrësit në protestë, Ramiz Canolli, tha se sjelljet e Qeverisë të Kosovës ndaj UÇK-së janë të papranueshme.

“Ka shumë arsye, por një ndër kryesoret është nënçmimi i luftës çlirimtare, iu kanë vërsul UÇK-së, e cila e ka dhënë mundin, dijen dhe gjakun për lirinë e Kosovës, kjo është shumë keq për popullin shqiptar dhe sidomos Qeverinë e Kosovës”.

“Vlerat e UÇK-së nuk mundet askush me i mohu, ato janë të patjetërsueshme. E dyta, me u ushtrua dhunë ndaj një invalidi të luftës, i cili në çdo vend të botës e ka respektin maksimal, është shumë keq. Pa marrë parasysh nëse ka bërë ndonjë vepër, ka tjera metoda se si me u sjellë ndaj tij”, shtoi ai.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img