Site icon PrishtinaPress

Protestë në mbrojtje të qenve endacak: Përparim Rama JO në Prishtinën tonë, ktheni qentë

Dashmirësit e kafshëve kanë filluar protestën në mbrojtje të qenëve endacak, për të cilët Komuna e Prishtinës ka vendosur që ti strehojë në disa strehimore dhe të ndajë 50 euro në muaj për qytetarët që adoptojnë qentë endacakë.

E sipas protestuesve qenët janë duke u keqtrajtuar në këto strehimore, dhe se nuk dihet për fatin e tyre pasi të merren nga komuna.

“Kastrim, sterelizim, lëshim, Përparim Rama JO në Prishtinën tonë, Ktheni qentë”, ishin disa prej thirrjeve që janë duke u përdorur nga protestuesit.

Exit mobile version