Site icon PrishtinaPress

Protestë në Gjenevë kundër Asociacionit

Disa shqiptarë të diasporës sot kanë protestuar kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe para Pallatit te OKB-së në Gjenevë.

Protesta e tyre u drejtua edhe kundër BE-së, për të cilën tha se po i bën presion Kosovës për ta themeluar këtë mekanizëm. Kjo protestë u organizua nga shoqëria civile.

Për të kundërshtuar Asociacionin morën pjesë qindra mërgimtarë ndër të cilët kishte edhe nga aa që shkuan në Gjenevë nga kantonet tjera si nga Lausanna, nga Berna, Zurichu, Tichino, si dhe nga Franca. Siç raporton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch., aty nuk pati vetëm shqiptarë të Kosovës, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Por, pati edhe deputetë të parlamentit zviceran, të cilët kërkuan që Kosova të mos bosnjëzohet.

Ne fund, organizatorët i dërguan një letër OKB-së, BE-së duke kërkuar nga këto institucione europiane dhe ndërkombëtare të ndalin presonin mbi Qeverinë e Kosovës për të themeluar Asociacionin me arsyetimin se ai do të destabilizonte Kosovën./Express/

Exit mobile version