Artistët kanë zgjedhur deponinë për të sensibilizuar pushtetin dhe qytetarët për tu kujdesur për mjedisin dhe krijimin e një ambienti të pastër.
Alsat-M bën të ditur se në mes të mbeturinave, ata kanë luajtur suitën ”Ajri” të Johann Sebastian Bach, në shenjë revolte kundër pikës së grumbullimit të plehrave në Tetovë.
Kjo protestë është organizuar nga OJQ ”Ecoguerilla”, në prag të festivalit të filmit ”Tiff ODA” dhe atij të poezisë ”Ditët e naimit”, kur edhe priten shumë artistë të qëndrojnë në Tetovë.