4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Protestë masive në Beograd kundër minierave të litiumit

“Nuk do të ketë miniera” – ky është mesazhi i protestës kundër eksploatimit të litiumit, e cila po mbahet sot në qendër të Beogradit.

Protesta organizohet nga Aleanca e Organizatave Mjedisore të Serbisë pasi qeveria nuk e përmbushi kërkesën e tyre për miratimin e ligjit brenda 40 ditëve, që ndalon nxjerrjen e litiumit dhe hapjen e minierave në luginën e lumit Jadar në Serbinë perëndimore.

Siç raporton REL në gjuhën serbe, aktorja Jelena Stupljanin në fillim të protestës tha se patriotizmi është luftë për ajër, ujë dhe tokë të pastër.

“Ne jemi të zhytur në konformitetin që kanë qytetet e mëdha. Ne blejmë fruta dhe perime në dyqan. Por nuk duhet të harrojmë se dikush atje kultivon arat për të pasur ushqim. Ata njerëz në thelb jetojnë nga toka”, tha ajo.

Të mbledhurit mbajnë pankarta “Stop Rio Tinto, nuk do të gërmosh”, “Jo minierave, shfrytëzimit, dëbimit”, “Rio Tinto jashtë nga Serbia”.

Ky është i fundit në serinë prej 50 tubimesh të qytetarëve që filluan në fund të qershorit në Serbi, me rastin e shpalljes së hapjes së një miniere të litiumit në luginën e lumit Jadar në perëndim të vendit.

Më 11 korrik, Gjykata Kushtetuese e anuloi vendimin e Qeverisë së Serbisë, me të cilën u ndalua projekti “Jadar” i kompanisë australiane “Rio Tinto” në vitin 2022.

Për protestat folën zyrtarë të shumtë shtetërorë, të cilët u pajtuan me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në vlerësimin se qëllimi kryesor i protestave ishte “përmbysja e qeverisë” në rrugë.

Vuçiq vazhdimisht ka folur pozitivisht për projektin “Jadar” dhe ka deklaruar se miniera e litiumit e kompanisë “Rio Tinto” në Jadar duhet të fillojë punën në vitin 2026, “nëse jepen garanci se nuk do të ketë kërcënim për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve”.

Nga ana tjetër, aktivistë të mjedisit dhe një pjesë e publikut profesionist theksuan pasoja të pakapshme për mjedisin. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img