Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar sot kryeministrin Albin Kurti, për pranimin në parim të propozimit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi.
Me këtë rast, Molliqaj ka paralajmëroi protestë kundër kësaj marrëveshjeje, e cila tha se do të mbahet në fund të muajit mars apo fillim të prillit.
Pas një aksioni para objektit të qeverisë, ku vendosën 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit të peticionit në vitin 2015.
Më 27 shkurt, në Bruksel është mbajtur takimi i gjashtë i nivelit të lartë në kuadër të procesit të dialogut. Kryeministri Kurti ka thënë se Kosova ka treguar gatishmëri për të nënshkruar planin evropian, porse Serbia nuk ka qenë e gatshme. Takimi i radhës i nivelit të lartë politik pritet të mbahet gjatë muajit mars.
Ndërkohë, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës dhe se në tavolinë janë 16 modele evropiane.