Home Baner Protestë edhe në Shtërpcë në mbështetje të serbëve në Veri

Protestë edhe në Shtërpcë në mbështetje të serbëve në Veri

Lista Serbe ka paralajmëruar tubim për sot në ora 15:00 në pjesën veriore të Mitrovicës, kjo është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas këtij lajmërimi, edhe serbët e Graçanicës dhe Shtërpcës kanë protestuar në mbështetje të serbëve në Veri.

Ndërkohë për protestat nga Policia e Kosovës kanë njoftuar se po angazhohen për ruajtjen e sigurisë. Sipas tyre tashmë janë bërë planifikimet operacionale.

“Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore, në vazhdimësi po angazhohet në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në Veri të Mitrovicës”, njoftoj policia.

Bazuar në informacionet dhe paralajmërimet për mbajtjen e protestave/tubimeve për sot, në disa komuna me komunitet serb, Policia e Kosovës, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare ka bërë planifikimet e saja operacionale.

Plani operacional i PK-së parasheh ndërmarrjen e masave operative policore, për t’u siguruar se mbarëvajtja e protestave/tubimeve të kalojë e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës./Prishtinapress/

Exit mobile version