-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Protestat në Francë, policia arreston 457 persona

Franca u kthye në një arenë dhune të enjten pasi më shumë se 1 milion qytetarë dolën në rrugë për të kundërshtuar reformën që do të rriste gradualisht moshën e pensionimit në 64 vjeç.

Kjo ishte greva e nëntë që nga janari, ku mijëra punëtorë protestuan dhe u larguan nga sektorë të ndryshëm, përfshirë transportin, energjinë dhe arsimin.

Grupet e dhunshme u infiltruan në protestat në Paris, Bordo dhe Lion duke shkaktuar trazira në rrugët e qyteteve franceze. Ata i vunë flakën kontejnerëve, mbeturinave dhe portave të ndërtesave, hodhën shishe drejt bankave dhe policisë.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin, tha sot për CNEWS se 457 persona u arrestuan të enjten në mbrëmje në të gjithë Francën.

Ai tha se 441 policë u plagosën ndërsa u regjistruan 933 zjarre. prishtinapress.net

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img