Ka nisur tubimi i qytetarëve serbë në Komunën e Zveçanit.
Në tubim iu drejtua i ashtuquajturi ushtrues detyre i kryetarit të Komunës së Zveçanit, Sërgjan Milosavleviq, i cili përsëriti kërkesat e serbëve për lirimin nga ndalimi policor i dy serbëve të arrestuar gjatë konfliktit të së hënës dhe mos lejimin e hyrjes së kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat komunale.
“Kemi informacione se avokatët e tyre janë në terren dhe presim reagime nëse do të lirohen”, shtoi ai.
Milosavleviq u bëri thirrje qytetarëve serbë që të protestojnë në mënyrë paqësore.