Site icon PrishtinaPress

Protesta në Shqipëri, qëllohen me ngjyrë muret e kryeministrisë, ndalohet një person

Një incident është regjistruar në fund të protestës së opozitës në Shqipëri, pas mbarimit të fjalimit të ish-kryeministri Sali Berisha.

Një grup protestuesish çanë kordonin e policisë dhe qëlluan me ngjyrë të kuqe dhe të zezë muret e ndërtesës së Kryeministrisë, shkruan A2cnn.

Një person është shoqëruar me forcë nga policia. Ndërkohë që protestuesit kanë ndezur dhe qirinj në shkallët e kryeministrisë. Sipas të dhënave, personi i arrestuar kishte një thikë në dorë dhe po qëllonte dyert e kryeministrisë./Prishtinapress/

Exit mobile version