Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për një rast në komunën e Leposaviqit ku një gazetar ka qenë në rrezik për jetë.
Sipas policisë, gazetari ka vërejtur një person afër komunës, i maskuar dhe i veshur me duks e kapelë dhe një maskë të zezë i cili është nisur në drejtim të tij me thikë e pistoletë në dorë.
Posa ka vërejtur të dyshuarin, gazetari ka hipur në veturë dhe është drejtuar në stacion policor.
“Rr. JNA, Leposaviq 02.06.2023 – 17:10. Viktima mashkull kosovar, gazetar i një televizioni, ka raportuar se përderisa ka qenë duke bërë përgatitje për të raportuar lidhur me situatën afër komunës ka vërejtur një person të maskuar të moshës rreth 25-30 vjeçare të veshur me dukës me kapelë dhe një maskë të zezë, i cili ka qenë në drejtim të tij, sipas ankuesit tek i dyshuari ka vrenjtë një pistoletë dhe një thikë. Posa ka vërejtur të dyshuarin menjëherë ka hipur ne veturë dhe është larguare në drejtim të stacionit policor. Në konsultim me prokurorin kujdestar rasti është hapur si ‘kanosje’ dhe është duke u hetuar.”. /Paparaci.com/