Site icon PrishtinaPress

Protesta në kufirin Kosovë – Serbi, situata po monitorohet edhe me helikopter

Në hapësirën ajrore përmbi pikën kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Jarinje është parë një helikopter i cili duket se po patrullon në atë zonë ku disa serbë kanë lënë automjetet e tyre në rrugë duke protestuar. Me ta është bashkuar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, raporton Gazeta Express.

Një ekip i T7, i cili po qëndron në pikën kufitare në Jarinje nuk u lejua të xhirojë.

Kolona e automjeteve të ndaluara ka kaluar kilometrin, ndërsa Policia e Kosovës nuk po e lejon asnjë veturë që niset nga Serbia drejt Kosovës të kalojë në pikat kufitare, pa u pajisur me targat e përkohshme të Republikës së Kosovës.

Vendimi për këtë është nënshkruar sot, nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ndërkaq një pjesë e veturave që po hyjnë nga Serbia në Kosovë nëpër pikat kufitare po iu vendosen tabelat e përkohshme.

Mëngjesin e sotëm, Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosvës janë pozicionuar në pikën kufitare Kosovë – Serbi, në Jarinje. Dhjetëra autoblinda të Policisë së Kosovës kanë shkuar atje për ta siguruar zbatimin e vendimit më të fundit të Qeverisë së Kosovës.https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/09/video-1632130812.mp4

Exit mobile version