-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Protesta në Gjakovë për të moshuaren, flet e bija: Ju lus për drejtësi, nana ka shku atje për kujdes më të mirë

“Nana nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin, por ju paska të gjithë ju”.

Kështu ka deklaruar e bija e së moshuarës e cila u keqtrajtua në shtëpinë e të moshuarve në qytetin e Pejës.

Pas sulmit nga infermieret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë ndaj së moshuarës, ka filluar protesta në Gjakovë, pasi e moshuara në fjalë është nga kjo komunë. Pjesë e protestës ishte edhe e bija e së moshuarës e cila ka kërkuar drejtësi dhe vetëdijësim nga institucionet.

“Ju kisha lutë që të ketë drejtësi, të vetëdijesohen të gjitha institucionet se mama ka shku atje për një kujdes më të mirë, sepse ka pas nevojë për një kujdes mjekësor, për një përkrahje dhe neve na ka pas mbrapa. Mama nuk e ka vetëm Zhanetën, Milotin dhe Taulantin. Unë çka pash sot është se mama ju paska krejt juve” ka thënë ajo.

Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë, ndërsa thuhet se protesta do të mbahet në mbështetje të së moshuarës, e cila është nëna e dëshmorit, Taulant Nura.

Para pak ditësh, një video e publikuar tregonte të moshuarën gjersa keqtrajtohej nga një infermiere e që veprimet e kësaj të fundit, përqesheshin nga dy të tjera që regjistronin videon dhe nuk parandalonin keqtrajtimin në fjalë.

Infermiereve në fjalë u është marrë licenca dhe të njëjtat kanë dalë para trupit gjykues. Ato janë dënuar me 30 ditë paraburgim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img