Partia Socialdemokrate (PSD), ka njoftuar se kryetari i tyre Dardan Molliqaj është ndaluar nga policia, duke e quajtur këtë ndalim si vendim politik.
PSD-ja ka protestuar kundër vizitës së presidentes së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.
Bashkë me të janë arretuar edhe Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Agron Kabashi, Korab Korça, Gent Brahimi.
”PSD izolohet që Trendafilovës t’i bëhet vizita sa më normale. Por lufta e saj për imazh është e humbur. Prokuroria ka vendosur që kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçes, Gent Brahimit t’iu jepet masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.
“Për ne ky vendim është politik dhe i padrejtë. Kështu po provohet ta ndalin zërin opozitar, ta relativizojnë padrejtësinë e Gjykatës Speciale. Për PSD-në ky vendim është i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e aktivistëve tonë”, përmbyllet njoftimi.