Site icon PrishtinaPress

Protesta e veteranëve kundër Qeverisë Kurti – dalin detajet e reja

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nesër (e shtune) nga ora 18:00 do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Protestë e thirrur kjo kundër Qeverisë Kurti.

Në njoftim thuhet se protesta organizohet me qëllim të kundërshtimit të “koordinimit të Qeverisë me Milan Radojiçiqin” dhe “kundër shkeljes së të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së”.

“Mimoza Kusari duhet ta dorëzojë mandatin. Një politikane që është zënë duke u koordinuar me Milan Radojiçiqin kundër luftëtarëve të UÇK-së nuk duhet të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në pikën e ditë të publikuar nga këshilli organizativ i protestës.

 

 

“Ligji që përjashton veteranët nga paga minimale, u votua turpshëm nga shumica parlamentare. Prandaj kërkojmë nga presidentja që ta kthejë mbrapsht këtë ligj të padrejtë dhe anti-UÇK”, përfundon njoftimi.

Exit mobile version