Site icon PrishtinaPress

Protesta e serbëve në Graqanicë, bllokohet përkohësisht rruga Prishtinë-Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se përkohësisht do të bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan.

Kjo për shkak të protestës që është paralajmëruar nga serbët sot në Graqanicë.

Policia njofton se do ta ridrejtojë trafikun në këtë pjesë deri në përfundim të protestës.

“Njoftim për bllokim të rrugës.  Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës. Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesmarrësve në trafik që përgjatë kohës sa do të zgjatë protesta të shfrytëzojnë rrugët alternative”, thuhet në njoftim e policisë.

Exit mobile version