Site icon PrishtinaPress

Protesta e PSD-së, ky është reagimi i Kurtit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në Podujevë pas homazheve që ka bërë të shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, është pyetur nga gazetarët rreth protestës së organizuar të shtunën nga PSD-ja e Dardan Molliqaj, por nuk e ka komentuar fare.

Kurti nuk e tha asnjë fjalë për protestën, ndërsa u fokusua tek propozimet që do të bëhen sot deri në ora 16:00.

“Besoj që deri në orën 16:00 sot do të ketë mjaftueshëm propozime te Zyra e Rregullatorit për Energji në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e mirë e mundshme në këtë krizë energjetik,e jo veç zgjidhje ideale por as optimale nuk ka.

“Nuk është e mundur të mos ketë as subvencionim, as shtrenjtim dhe as shkyçje. Duhet bashkërisht të dalim nga kjo situatë, nuk jemi me fajin tone. Çmimet e energjisë janë shtuar në bursën ndërkombëtare, kurse më shumë se dy dekada ka pas zhvatje në KEK dhe mosinvestime”, tha Kurti,.

Exit mobile version