Naim Rudari, ish-polic, në RTV Dukagjini, ka thënë se ka shumë njësi të policisë tjera që janë të pakënaqura përveq Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI).
“Ka shumë njësi tjera që janë të pakënaqura”, ka thënë Rudari.
Rudari ka thënë protesta e NjSI-së nuk ndërlidhet me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, por me publikimin e shtesave tè rrezikshmërisë nga Qeveria e Kosovës.
“Kjo nuk ndërlidhet fare me atë operacion por kjo ka rastisë me publikimin e shtesave tè rrezikshmërisë nga Qeveria e Kosovës. Ata tani e kanë momentin ose duhet të pajtohen me shtesat e rrezikshmërisë ose duhet të dalin të kërkojnë të drejtën e tyre”, ka thënë Rudari.
Rudari ka thënë tutje se Qeveria dhe Ministria kanë rezultuar me disa deklarata “të pamutura”.
“Ata kanë provuar një herë dhe siq duket nga Qeveria dhe Ministria kanë rezultuar me disa deklarata të pamutura, asesi të mirëpritura”, ka shtuar ish-polici, Naim Rudari.