-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Protesta e njësitit elitar të Policisë, Zeqiri: Ka qenë organizim vullnetar

Kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka folur për protestën e sotme të pjesëtarëve të njësive elitare të Policisë së Kosovës para Qeverisë së Kosovës.

Zeqiri ka thënë se kjo protestë ka qenë organizim vullnetar i pjesëtarëve të Policisë dhe s’ka qenë organizim sindikal. Kreu i Sindikatës ka thënë se kanë avokuar për dialog për realizimin e kushteve të policisë.

“Ka qenë organizim vullnetar i Policisë dhe jo organizim sindikal. Ne kemi kërkuar dialog, që të gjitha kushtet për përmirësim të gjendjes të realizohen me dialog dhe pa protesta. Krejt kjo që ndodhi, nuk do ta dëshiroja, as s’e dëshiroj në të ardhmen”, ka thënë Zeqiri, raporton Express.

Ai ka zbuluar se kanë pasur takim me pjesëtarët e këtyre njësiteve që kanë protestuar dy ditë më herët për të evituar protestën dhe për të vazhduar me dialog, por thotë se ata kanë qenë të vendosur për protestë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img