1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Protesta e mësuesve, Berisha i fton: Bashkohuni me ne, kauza jonë është edhe juaja

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me protestën e një grupi mësuesish përpara Kryeministrisë gjatë ditës së sotme, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve ‘1 Maji’, lidhur me cilësinë e arsimit në vend.

Gjatë fjalës së tij nga dritarja e banesës përpara të pranishmëve, ku po vuan dënimin me ‘arrest shtëpie’ për korrupsion, Berisha ka ftuar mësuesit që t’i bashkohen opozitës në protestat e saj, pasi sipas tij, kauza e tyre është e të gjithë shqiptarëve.

Berisha tha po ashtu se arsimi gjatë viteve të qeverisjes së kryeministrit Edi Rama ka shënuar një rënie të vazhdueshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img