Dhjetëra kosovarë janë mbledhur sot në sheshin “Menschenrechte” në Museumsquartier, në Vjenë për të ngritur zërin ndaj BE-së dhe ShBA-së dhe qëndrimet e tyre kundrejt trazirave të fundit të krijuara nga serbët në Veri të Kosovës.
Organizimi i protestës erdhi me iniciativën e Kati Schneeberger, këshilltares së BE-së dhe presidentes së organizatës “Vienna for Europe”.
“Është e rëndësishme të ngritemi kundër Vuçiqit përpara se të kemi një luftë tjetër në Ballkan”, shkruan në thirrjen e organizatës për t’iu bashkuar protestës.
Ajo që u vë re në protestë ishte mungesa e një përfaqësuesi të Ambasadës së Kosovës. Askush nga Konsulata, nuk u pa aty qe t’i përkrahte komunitetin shqipfolës.
Në organizimin ku ishin mbledhur shumë shqiptarë, u bë thirrje ndaj BE-së dhe ShBA-së që të reagojnë sa më shpejtë për situatat e konfliktit që i kanë nisur serbët në Kosovë, perfshirë dhunën ndaj gazetarëve dhe arrestimin e policëve të Kosovës.