1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Protektorati ndërkombëtar, zgjidhja e vetme për Maqedoninë

Shkruan: Muhamer Pajaziti

 

Për herë të parë pas vitit 2001 Maqedonia gjendet në një labirithn zgjidhjen e të cilit në dorë e kanë shqiptarët, por edhe faktori ndërkombëtar. Është momenti historik që klasa politike që përfaqëson ata të bëjë zgjedhjen e duhur për avancimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve.

Opsioni i parë është Platfrorma e gatuar me ndihmën e Tiranës zyrtare, dokument i cili përfundimisht e varros Marrëveshjen e Ohrit, drejtë barazisë në mes të dy komuniteteve në vend.

Ky është një moment i rëndë për prijësin e luftës së UÇK-së dhe aktualisht liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, i cili duhet të pranoj se me inkriminimin e subjektit të tij në krim dhe korrupsion, e coi dëm një luftë të fituar për ideale dhe liri.

Por, realizimi i kësaj Platforme me LSDM-në sërish do të jetë i vështirë. Kjo për faktin se shumë protagonistë brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, janë njerëz që dyshohen për vepra penale dhe duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Një barrierë tjetër janë materialet e përgjimeve për partinë e Ahmetit, të cilat në dorë i kanë dy partitë më të mëdha maqedonase.

Përdorimi i këtyre dokumenteve inkriminuese e ka dobësuar pozicionin e partisë më të mëdha tek shqiptarët, e cila e zënë ngushtë, gati një muaj po zhvillon konsultime pa kufi dhe pa kuptim.

Platforma shqiptare mund të realizohej nga partitë politike të reja, të cilat drejtohen nga persona që nuk kanë dosje të hartuara nga shtetit policor maqedonas.

Por, që fakteqësisht këto subjekte politike nuk morrën verdiktin e popullin dhe kjo për pasojë e shantazheve dhe një procesi të manipuluar nga sistemi i degraduar aktual, i cili ka depërtuar në cdo pore të jetës.

Opsioni i dytë janë zgjedhjet, por që do të jenë fatale për fatin e shqiptarëve në Maqedoni. Zgjedhjet janë karta e shpëtimin për partitë që kanë qeverisur më tepër se një dekadaë dhe që i kanë mekanizmat për ta nxjerrë një rezultat pozitiv në favor të tyre.

Është apsurde të kërkohen zgjedhje të lira dhe demokratike në një vend ku pushtetarët nuk kanë asnjë kontroll, sepse mungon pushteti i tretë, ai gjyqësor.

Nuk mund të priten zgjedhje të lira, në një vend ku mungon drejtësia dhe ku gjyqtarët dhe të gjitha institucionet tjera që janë të ndërlidhura me zgjedhjet kontrollohen nga regjimi aktual .

Opsioni i tretë është bojktimi i zgjedhjeve dhe krijimi i Parlamentit shqiptarë si dhe institucioneve tjera, të cilat do të kujdesen që të ofrojnë një mirëqenie dhe jetë me dinjitet për shqiptarët në Maqedoni.

Edhe ky variantë është i vështirë për faktin se klasa politike shqiptare nuk është e unifikuar dhe nuk është plotësisht e pastër për ta realizuar një projekt kaq serioz.

Gjithashtu këtë variant nuk e mbështetë as faktori ndërkombëtar, i cili është involvuar fuqishëm në zgjidhjen e krizës politike në vend.

Megjithse, në këtë drejtim nuk janë të rastësishme deklaratat që dalin nga personalitete të shquara të Kongresit Amerikanë, të cilët japin ide për ndarjes e Maqedonisë.

Rrënimi i klasës kriminale në Maqedoni, e cila ka degraduar tërë sistemin, mund të bëhet vetëm përmes një Protektorati Ndërkombëtar, i cili do të përmirsonte degradimit politik dhe social në vend.

Kjo ide është aktuale në Maqedoni, prandaj liderin i VMRO-së, Nikolla Gruevski kërkon që përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në vend të mos përzihen në punët e brendshme të shtetit.

Protektorati ndërkombëtar, i menaxhuar nga BE dhe SHBA-të do të ishte një injeksion kundër fruthit apo kancerit që e ka kapluar vendin.

I njëjti do të reformonte sistemin e degraduar të gjyqësisë si dhe do demokratizonte pushtetin legjislativ dhe egzekutiv, ndërsa personat me dosje do ti dërgonte në vendin që e kanë merituar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img