Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar, me akuzën për keqpërdorim të personave nën moshën 16 vjeçare, njofton Policia e Kosovë.
Gjithashtu janë intervistuar për veprën e njëjtë edhe pesë të dyshuar tjerë meshkuj shqiptarë. Pas intervistimit me vendimin e prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.