Site icon PrishtinaPress

Propozohet rritja e pagës minimale

Qeveria e Kosovës do të shqyrtojë sot propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për rritjen e pagës minimale.

Sipas propozimit të Ministrisë së Financave, i cili pritet të miratohet sot, paga minimale do të jetë 350 euro bruto në muaj, tha kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mërkurën.

“Sot do të shqyrtojmë propozimin e Ministrisë së Financave që niveli i ri i pagës minimale të jetë dy euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë. Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi”, tha kryeministri Albin Kurti.

Kurti tha se kjo do të jetë hera e dytë e ngritjes së pagës minimale në qeverisjen e tij

Nëse propozimi miratohet në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, paga minimale do të rritet nga 264 euro, në 350 euro në muaj.

Ligji për Pagën Minimale ka hyrë në fuqi në gusht të këtij viti.

Para se ky ligj të hynte në fuqi, paga minimale në Kosovë ishte 170 euro në muaj. /Paparaci.com

Exit mobile version