Një propozim nga Brukseli ndau në dysh shoqëritë civile kosovare e serbe.
Të parët po kundërshtojnë mendimin nga Komisioni Evropian që serbëve të Kosovës të mund të udhëtojnë pas 1 janarit lirshëm me pasaportën që e lëshon konstant Serbia për ta.
21 organizata joqeveritare këtë po e shohin cenim të shtetësisë nga BE-ja, njofton Klan Kosova.
Sikur këta, KE-së letër i shkruan edhe joqeveritarët serbë. Për dallim nga kolegët kosovarë këta janë të bindur se kështu nuk do ndalet integrimi i serbëve.
Për OJQ-të në Prishtinë, diçka e tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm.
Kritikat ndaj unionit bëhen më të zëshme sidomos kur së fundi u rrit kërkesa për tabela RKS nga serbët sikur edhe për pasaporta kosovare.