0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Propozimi i Kurtit për veteranët, Klinaku: Qeveria po bën lojëra në publik

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së Faton Klinaku ka reaguar rreth çështjes së veteranëve të luftës nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ende pa e kthyer përgjigjen e tyre ndaj shkresës së kryeministrit, Qeveria e bëri këtë çështje mediale, për të bërë lojëra e mashtrime në publik.

“Nuk e pritën përgjigjen tonë ndaj shkresës së kryeministrit, por qysh ditën e nesërme pushteti e bëri këtë çështje mediale, për të bërë lojëra e mashtrime në publik. Flasin për veteranët se meritojnë më shumë beneficione sesa marrin aktualisht, e qëllimin e kanë që të mos e lëvizin atë pagesë as në këtë kohë krize.

Disa nuk kanë ide se si dhe nga kush bëhet vlerësimi e verifikimi, e disa janë të paskrupullt sepse e dinë që nuk bëhet kjo aktualisht dhe është ndërhyrje në procesin gjyqësor.

Në kohën kur zyra në qeveri për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së, për shkak të një gabimi teknik i drejton njerëzit në prokurori sepse nuk mund të lëshoj as për individin një vërtetim, këta munden tash edhe për kolektivin të bëjnë vlerësim e verifikim.

Hajde bëjeni atë vlerësim e verifikim me letër të thatë, sepse dosjet i keni në prokurori e gjykatë”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti i ka dërguar një propozim me shkrim ushtruesit të detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Faton Klinaku, sipas të cilit propozohet që menjëherë dhe bashkërisht të fillojë hartimi i një ligji të ri, i cili e nis një proces të vlerësimit dhe verifikimit të të gjithë pjesëmarrësve të luftës çlirimtare.

Ndërkohë, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, kryeministri Kurti propozon përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img