1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Propozimi i Agim Veliut si ministër i MPB-së çon Podujevën në zgjedhje të jashtëzakonshme

Pas miratimit të listës së emrave që do të jenë pjesë e qeverisë Kurti, Komuna e Podujevës tashmë është në heshtje. Kjo pasi kryetari i tanishëm, Agim Veliu do të bëhet ministër i Brendshëm.

Largimi i Veliut nga karrigia e të parit të Podujevës, do të çojë këtë komunë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Edhe pse emri i Vjosa Osmanit u miratua në Kryesinë e LDK-së, siç raportohet ajo nuk e do karrigen e Kryetarit të Kuvendit por atë të MPB-së, që tani për tani është vendosur emri i Agim Veliut.

Mbetet që të hënën të vendoset përfundimisht, nëse Veliu do të votohet si ministër i MPB-së.

Sipas ligjit, në momentin që e pranon pozitën e ministrit, Veliu duhet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Podujevës dhe ky qytet brenda 45 ditësh mban zgjedhjet e reja ku zgjidhet kryetari i ri.

Ligji nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale tregon se kur përfundon mandati i kryetarit të komunës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img