Bayern Munich ka shënuar fitore 4-1 në udhëtim te Hertha Berlini në kuadër të javës së 20-të në Bundesliga.
Por, ishte një moment mjaft i diskutueshëm gjatë duelit, pasi gjyqtari ndoshta nuk e ka kapur momentin te goli i tretë – madje as VAR.
Në një goditje të lirë të ekzekutuar prej Joshua Kimmich, Thomas Muller përfitoi dhe shënoi për 3-0.
Por, kamerat jo zyrtare kanë kapur momentin se si lojtarët e Bavarezëve ishin në pozitë jashtë lojë, madje edhe Muller që realizoi golin.
Ky gol u numërua dhe VAR-i nuk sinjalizoi se ishte në pozitë jashtë loje.
Shikoni videon KËTU.