Site icon PrishtinaPress

Propagandistët rusë janë infiltruar në mediat serbe

Zheljko Mitroviq, drejtor i përgjithshëm i rrjetit televiziv serb Pink, së fundmi ka deklaruar se nuk do të lejojë paraqitjen e “rusofilëve” në emisionet e tyre.

Shumëkujt iu duk sikur performanca e Mitroviqit ishte në të vërtetë një shfaqje dhe një direktivë “nga lart”.

Mitroviq tha se ishte i irrituar nga prania e spiunëve rusë në Serbi dhe kritikoi gazetarët për komentuesit pro-rusë, raporton klix.ba.

Nga ana tjetër, dega ballkanike e kanalit propagandistik rus RT vazhdon të punojë në Serbi, pavarësisht se është përfshirë në paketën e 11-të të sanksioneve evropiane kundër Rusisë më 23 qershor.

RT filloi transmetimin në Serbi në muajin nëntor të vitit 2022, tetë muaj pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Për këtë vendim pritet ende reagimi i autoriteteve serbe. Reklama

“Kam marrë informacion nga burime të besueshme që konfirmojnë se Mitroviqi ka lëshuar udhëzime për të reduktuar raportimin për luftën nga një perspektivë pro-Kremlinit në kanalin Pink. Përveç kësaj, direktiva përfshin reduktimin e paraqitjes së mysafirëve me pikëpamje të tilla”, tha analisti politik serb, Aleksandar Gjokiq.

Kjo mund të lidhet me krizën në Kosovë, në dritën e së cilës është shumë e rëndësishme që autoritetet serbe të negociojnë me Perëndimin. Në këtë drejtim, si dhe me kalimin e afërt të kundërofensivës ukrainase në fazën e dytë, të cilën vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi së fundmi se nuk duan të duken pro-rus.

Sipas Gjokiqit, ka shumë bashkëpunëtorë joformalë rusë në mesin e të majtës dhe të djathtës radikale serbe, të cilët zënë pozita të larta në institucione, universitete dhe media.

Performanca e Mitroviqit është tregues se Vuçiq me siguri ka vendosur të “tërheq këmbëzën”, pra se në këtë moment nuk i shkon për shtat prania e narrativës ruse në vend.

Ka dy motive të mundshme për një vendim të tillë, njëri është se ai dëshiron t’i afrohet qëndrimit të BE-së në lidhje me Kosovën, dhe tjetri është se ka frikë se ndikimi rus mund të forcohet aq shumë sa që edhe ai, me qëndrimin e tij autoritar, nuk do të mund ta ndalonte atë.

Exit mobile version