1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Propagandë e poshtër, është me nevoja të veçanta”, flasin familjarët e Denis Krasniqit për të cilin Daçiq pretendoi se ka kërcënuar

Familjarët e personit për të cilin kryediplomati serb, Ivica Daçiq, pretendoi se disa ambasada serbe në Evropë, si dhe aeroporti i Beogradit “Nikola Tesla”, kanë marrë mesazhe kërcënuese nga ai, kanë deklaruar për Insajderin se pretendimet e Serbisë janë “propagandë e poshtër”.

Ata i kanë thënë mediumit se Denis Krasniqi person me nevoja të veçanta dhe se shteti serb e di se “nuk ka asnjë rrezik nga ai”.

“Kjo është propagandë e poshtër. Edhe shteti armik serb e din për kë bëhet fjalë. Denisi është person me nevoja të veçanta, probleme që i ka që nga lindja. Shteti i Zvicrës e din këtë gjë. 90% është shkalla e invaliditetit të tij. Serbia e din që nuk ka asnjë rrezik nga familjari ynë – ky madje as nuk flet. Për këtë edhe Zvicra as që e ka marrur në pyetje për pretendimet e Serbisë. Është e ultë, është marre të bëhen propaganda të tilla. Mirëpo, jemi mësuar tashmë që gjëra të tilla dhe shumë më të rënda të bëhen nga shteti i Serbisë”, tha një familjar i Denis Krasniqit.

Daçiqi ka pretenduar se nga Krasniqi “kanë pranuar mesazhe kërcënuese”.

“Në lidhje me mesazhet kërcënuese të marra përmes postës elektronike nga Aeroporti i Beogradit, ambasadat dhe konsullatat tona në Austri dhe Gjermani, dhe Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme mori informacion zyrtar nga Gjermania dhe Zvicra se ishte Denis Krasniqi (26-vjeç, nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, ka thënë ai, raporton “N1”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img