1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Propaganda nuk e fsheh dështimin, vetëm 12 për qind e popullatës e vaksinuar me dy doza vaksine

Në kohën kur varianti Delta i COVID-19 ka filluar të përhapet me shpejtësi në Kosovë, kur shifrat e të infektuarve po rriten për çdo ditë e më shumë, e po ashtu edhe i viktimave, Kosova ka të vaksinuar vetëm 12.2 për qind të popullsisë me të dy dozat e vaksinës, raporton Gazeta Express.

Përkundër që nga Lëvizja Vetëvendosje po e lëvdojnë ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, duke përmendur sigurimin e vaksinave e menaxhimin e pandemisë, përballja me një valë të katërt të pandemisë me vetëm një përqindje të vogël të qytetarëve të vaksinuar do të rrezikoj shëndetin e këtyre të fundit.

Vetëm 23 për qind e qytetarëve kanë marrë deri tani dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, përkundër që vendi tashmë në dispozicion ka vaksina të mjaftueshme.

Deputetë të opozitës e njohës të shëndetësisë tashmë disa herë kanë kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për procesin e ngadaltë të vaksinimit, për viktimat që po regjistrohen si pasojë e COVID-19 e për rritjen e rasteve të reja të infektuara me këtë virus.

Ndërsa, me rritjen e numrit të rasteve të reja të infektuara me koronavirus tashmë kanë filluar të mbushen edhe klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

575 pacientë kanë qenë të hospitalizuar vetëm sot.

Ndërsa, 29 pacientë janë raportuar të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e COVID-19.

E kjo rritje e numrit të infektimeve e hospitalizimeve, pritet të vazhdoj edhe ditëve të ardhshme.

Infektologë në vend thonë se personat që janë vaksinuar kundër COVID-19 me dy doza të vaksinës do ta kalojnë shumë më lehtë virusin në rast se infektohen me të.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img