3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës

Pronat e sekuestruara të Millan Radoiçiqit, do t’i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Brendshme të Kosovës (MPB), përkatësisht Policisë së Kosovës.

Kështu u mor vendimi sot në mbledhjen e qeverisë së Kosovës me ndryshim-plotësimet e një udhëzimi administrativ.

Radoiçiqin, Kosova e kërkon si përgjegjës për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

Në këtë sulm mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku ndërsa në përleshjet e armatosura që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serb.

Radoiçiq është ende i lirë në Serbi teksa nga Prokuroria Speciale në Kosovë pas 10 muajsh nga ky sulm ende nuk është ngritur aktakuzë për të dhe grupin e tij.

Gjatë një aksioni në prill, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara ose të Konfiskuara e Kosovës sekuestroi dy prona të paluajtshme në Mitrovicën e Veriut, një restorant dhe një banesë, si dhe një vilë në komunën e Zubin Potokut – që të gjitha në pronësi të Radoiçiqit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img