Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes që pronat e ish-Aeroportit të Dumoshit do t’i marrë për përdorim Forca e Sigurisë së Kosovës.
Kjo u vendos në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, pasi u propozua si pikë nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Pronat në fjalë janë në Dumosh, Radojevë, Kaqubeg dhe Llukar.