Një nga pronarët e veturave Tesla nga Amerika, Brandon Dalaly, bëri një lëvizje të pazakontë. Përkatësisht, ai ka futur çelësin e veturës nën lëkurë.
Ai publikoi një video në rrjetet sociale ku tregonte se kishte një çip të vendosur në dorën e djathtë dhe më pas duke e përdorur atë për të zhbllokuar automjetin.
“Tani e përdor atë si çelës kur prishet dongle Bluetooth ose nuk kam një kartë çelësi”, tha Dalaly.
Ky akt disi i çuditshëm është bërë i mundur falë një çipi të quajtur Vivokey Apex, i cili përdor teknologjinë NFC, pra funksionon në të njëjtin parim si kur paguani me kartë bankare me parimin “touch to pay”.
Finally decided to take my phone key issues in to my own hands… literally. Tesla key chip implant. pic.twitter.com/RVK8ZaePoI
— Brandon Dalaly (@BrandonDalaly) August 16, 2022
Dalaly tha se ai është pjesë e një grupi prej 100 personash që i testojnë gjithmonë këto çipa përpara se të jenë të disponueshme për publikun e gjerë.
Pronarët e Tesla-s që nuk duan t’i instalojnë vetë çipat, përndryshe përdorin një kartë kyçe ose një aplikacion celular për të zhbllokuar automjetet e tyre.
Dalaly, një adhurues i madh i teknologjisë, thotë se ai tashmë ka një çip tjetër më të vogël në dorën e majtë që përmban çelësat e kartës së tij të vaksinimit kundër coronavirusit, çelësat e shtëpisë, kartën e kontaktit dhe informacione të tjera.
“E gjithë ideja ishte që të kisha çelësin e shtëpisë në dorën time të majtë dhe çelësin e veturës në të djathtën time”, tha ai.