Camp Nou pritet që të ndryshojë pamje dhe për këtë ata ia kanë besuar punën një kompanie që është emër i njohur edhe në Kosovë, Limak Construction. Limak Group janë edhe pronar të KEDS-it në Kosovë
Bordi i Drejtorëve të FC Barcelona ka miratuar ka marrë vendim gjatë pasdites së sotme (e marte) që kompania që ka në pronësi KEDS-in dhe aeroportin e Kosovës, “Adem Jashari”, Limak të jetë përgjegjës për ndërtimin e Sportify Camp Nou.
“Bordi i Drejtorëve të FC Barcelona ka miratuar këtë pasdite që Limak Construction do të jetë përgjegjëse për ndërtimin dhe rimodelimin e Spotify Camp Nou. Periudha e pritshme për fillimin e pjesës më të madhe të rimodelimit do të fillojë në qershor 2023”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas.
Kujtojmë që ditë më parë Barcelona kishte përfituar një kontratë të majme sponsorizimi nga Sportify dhe për këtë stadiumi i tyre ndryshoi emrin në Spotify Camp Nou kurse tani pritet që ta ndryshojë edhe formën e tij me anë të një rimodelimi.