Të enjten në Prishtinë u bë promovimi i librit “Trajtimi intensiv në Pediatri” i autorit Ramush Bejiqi.
Bejiqi, specialistë pediatër, gjatë fjalimit për librin e fundit të tij, shprehu pakënaqësitë për mënyrën e qasjes së politikanëve për përmirësimin e sektorit të shëndetësisë në Kosovë.
Ai tha se pohimi i politikanëve për ndërtimin e xhamive nuk barazohet me vlerën që ka sektori i shëndetësisë në vend.
“Me pëlqejnë politikanët kur thonë të ndërtojmë xhamia, nuk janë ma besimtarë se unë, kur të falni xhumanë të premten ejani dhe shikoni klinikën e pediatrisë, po marojmë xhamia që nuk i kanë as shtetet arabe, ju nuk keni probleme sepse ju shkoni ne spitalet në Shkup, Beograd por çfarë të bëjmë ne të shkretit, ejani ndërtojeni klinikën tonë, nuk ka më të shkojmë në Tiranë, Shkup, Beograd por ka vetëm Prishtinë”.
Bejiqi është profesor i asocuar në fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Ai publikoi 29 punime në PubMed, Scopus dhe Impact Factor, po ashtu 8 punime të indeksuara, 2 minigrafi, 131 punime në evenimente shkencore dhe 32 herë ligjërues me ftesë.