Sot promovohet njëra nga kulturat më të reja në Kosovë, ajo e shpargut.
Në aktivitet do të marrin pjesë ambasadori SHBA-ve në Prishtinë George Delawie dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi.
Në vitin 2011, USAID-i filloi të mbështesë kultivimin e shpargut në Kosovë me vetëm 10.6 hektarë të mbjellë me këtë kulturë.
USAID-i ka punuar me kultivuesit për të zgjeruar prodhimin dhe rritur rendimentet, ka mbështetur pikat grumbulluese, ka sponsorizuar evenimentet promovuese dhe ka punuar në krijimin e lidhjeve tregtare lokale dhe ndërkombëtare për shpargun e Kosovës.