Nën organizim të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, më 15 gusht ora 11:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës promovohet libri i autorës Hava Kurti – Krasniqi me titull “Legjendat e futbollit, Vëllezërit Xhaka, ambasadorët”.
Ky libër me ngjarje e tregime nga futbolli ju kushtohet vëllezërve Xhaka!
Në këtë promovim i pranishëm do të jetë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi si dhe keshilltari i tij Daut Thaqi.
Promovimin do ta moderoj, Fortesa Mustafa, mërgimtarja nga Zvicra.
Në këtë promovim do të ketë edhe program kulturor-argëtues! Këtë eveniment do ta begatojnë edhe artistë mërgimtarë:
Hava Bekteshi nga Gjermania si dhe Bajram Sopi nga Zvicra.
Ndërkaq në këtë akyivtet do të jenë: Fetah Veliu, analist i futbollit, Majlind Rekaj, dizajner dhe Abetare Berila, artiste e artit pamorë.