1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Promovimi i librit “78 ditë bombardime të NATO-s”, ​Kurti: Na kujton sakrificat që si popull i kemi kaluar për të arritur këtu ku jemi sot

Është promovuar libri “78 ditë bombardime të NATOS-s”, nga shkrimtari, Shyqri Nimani, në Biblotekën Kombëtare të Kosovës.

Në këtë libër flitet për fushatën ajrore të NATO-s ndaj Serbisë, që zgjati gjithsej 78 ditë.

Hapjen e promovimit e bëri kryeministri, Albin Kurti, ku tha që sot është dita ideale për promovimin e këtij libri, duke thënë që është mirë të kthehemi dhe ti kujtojmë sakrificat që i kemi kaluar për të qenë sot këtu.

“Sot është dita ideale për të shënuar promovimin e librit të Shyqyri Nimanit të quajtur “78 ditë bombardime të NATOS-s, në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës është mirë të kthehemi t’i kujtojmë ato që i kemi kaluar e që na ka sjellë këtu ku jemi sot. Nimani në këtë vepër ka mbledhur pasqyrime të shumta të gazetave britanike në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të NATOS-s në Kosovë dhe në Serbi. Jo rastësisht besoj që Nimani e nis këtë vepër me një copëz nga Historia e Ballkanit… Në 399 faqet e veta na rikujton miqtë që na kanë ndihmuar e armiqtë që na kanë penguar. Na rikujton pasqyrat përmes të cilës na ka falë bota përgjatë atyre 7-8 ditëve në zjarr. Na rikujton sakrificat dhe sfidat që i kemi kaluar si popull për të arritur ku jemi sot”, tha Kurti.

Profesori Lulzim Tafa, tregoi në detaje për përmbajtjen e librit, për të cilin tha se përmban shënime dhe dokumente të rëndësishme të gazetave britanike, dhe që janë sy arsye që zgjodhi pikërisht shtypin britanik.

“’78 Ditë Bombardime të NATO-s’ është një libër që pasqyron dhe mbledhë artikuj, fotografi, shënime e dokumente të rëndësishme të gazetave britanike prej ditës kur filluan bombardimet e para të Aleancës së Paqes e deri në ditët e fundit që shënojnë rreth përfundimit të luftës në Kosovë… Janë dy arsye pse Nimani zgjodhi pikërisht shtypin britanik për t’i ofruar lexuesit shkallën e pasqyrimit të luftës së Kosovës. Arsyeja e parë është informimi edhe i lexuesit kosovar për përkrahjen që shtypi britanik i ofroi Kosovës në momentet e mbijetesës, kurse arsyeja e dytë është pikërisht falënderimi dhe mirënjohja për këtë kontribut të madh që shtypi britanik i dha opinionit në Angli dhe gjithë botën duke informuar për masakrat që po kryheshin nga forcat ushtarake”, tha Tafa.

Ndërsa vet autori i librit, Shyqri Nimani tha se shqiptarët janë populli më i vjetër.

“Kam pas dëshirë që ta shkruaj edhe një parathënie për arsye se njëfarë mënyre më pengon që gjithmonë flitet si shteti më i ri i Evropës, por në të vërtetë jemi kombi më i vjetër”, tha Nimani.

Shkrimtari kishte punuar 7 vite për ta botuar këtë libër që ka gjithsej 550 faqe.KP

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img