0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Prokurorja: Thaçi e Veseli i detyronin anëtarët e LDK-së ta mbështesnin UÇK’në me deklarata

Në fund të deklaratës fillestare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, prokurorja Clare Lawson tha se në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së do të dëgjohet dhe shihet se çfarë kanë bërë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokurorja Lawson tha se do të dëgjohet se Thaçi dhe Veseli kishin nxjerrë disa të ndaluar nga një qendër ndalimi dhe se si ata, sipas saj, kishin dashur t’i detyronin disa anëtarë të shquar të LDK-së që të bënin deklarata publike në mbështetje të UÇK-së. Përmendi edhe rastin ku Thaçi, Veseli e Selimi akuzohen se i kishin keqtrajtuar 13 përfaqësues të LDK-së.

“Do të dëgjoni Thaçin dhe Veselin së bashku që i kanë nxjerrë të ndaluarit nga një qendër ndalimi. Këta persona nuk janë parë më kurrë që prej atëherë. Thaçin dhe Veselin, edhe njëherë tjetër bashkë mund të dëgjoni që kërkonin të detyronin anëtarë të shquar të LDK-së që të jepnin deklarata publike në mbështetje të UÇK-së. Thaçin, të shoqëruar kësaj here nga një anëtar i identifikuar i NPK-së dhe nga krimineli i shpallur fajtor, Sabit Geci, që drejton ndalimin dhe merr në pyetje 13 anëtarët e delegacionit parlamentar ndërkohë që ata ishin të lënduar nga rrahjet. Ky është një incident në të cilin ka qenë i përfshirë edhe vetë Selimi”, tha prokurorja.

Lawson tha se në procesin gjyqësor, trupi gjykues do të dëgjojë se si Selimi, në një rast, e merrte në pyetje një të ndaluar dhe se, sipas saj, e kërcënonte një gazetar në një tjetër rast.

“Do të dëgjoni gjithashtu edhe rastin e Selimit në një rast tjetër që merrte në pyetje një të ndaluar dhe një rast tjetër që e kërcënonte një gazetar të cilin ai e akuzon që e ka kritikuar UÇK-në”, tha ajo.

Për Jakup Krasniqin, prokurorja thotë se do të shihet se si ai, sipas saj, kishte dhënë shumë urdhra në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Në ndërkohë, Jakup Krasniqi do të shihet duke negociuar dhe duke dhënë urdhra të shumta – sërish në emër të Shtabit të Përgjithshëm – për arrestimin dhe lirimin e të ndaluarve”, tha ajo.

“Ajo çfarë nuk do të dëgjoni, është ndonjë nga të akuzuarit duke marrë masat e nevojshme për të parandaluar krimet e ngritura, ose krimet që kanë vuajtur kundërshtarët, ose që të ndëshkojnë krimet që kanë vuajtur ata. Apo edhe mosreferimin e këtyre personave për UNMIK-un apo KFOR-in për hetime… Sepse krimet kanë qenë të synuara nga të akuzuarit”, ka shtuar prokurorja Lawson.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img