2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Prokurorja në udhëtim zyrtar jashtë vendit, dështon gjykimi për kontrabandim me emigrantë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet gjykimi i planifikuar për ditën e martë ndaj të akuzuarve Florim dhe Florent Krasniqi, Taulant Bilalli, Sadat Murati, Samed Murati, Haki Maloku, Bekim Hsani dhe Izet Koplinger, për shkak se prokurorja speciale Habibe Salihi gjendet në një udhëtim zyrtar jashtë vendit.

Një informatë e tillë është dhënë nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Kujtim Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu edhe seancat e planifikuara për datën 7 dhe 8 qershor të këtij vitit janë anuluar për të njëjtat arsyeje.

Seancat e radhës për këtë çështje pritet të caktohen pas koordinimit me palët në procedurë.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 27 tetor 2021, Florim Krasniqi, Florent Krasniqi, Taulant Bilalli, Sadat Murati, Samed Murati, Haki Maloku, Bekim Hasani dhe Izet Koplinger, nga muaji mars 2020 deri më 24 mars 2021, duke vepruar si grup i organizuar kriminal, kanë kryer veprën penale të kontrabandimit me migrantë.

Sipas aktakuzës, grupi i udhëhequr nga Florim Krasniqi i cili ka krijuar laboratorin për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, në role të ndara si anëtarë të grupit kriminal përmes të pandehurve Florent Krasniqi, Haki Maloku, Izet Koplinger, Sadat Murati, Samed Murati, kanë siguruar persona që kishin për qëllim migrimin nëpër vende të ndryshme të Evropës.

Në aktakuzë thuhet se përmes Bekim Hasanit kanë dërguar këto dokumente tek qytetarët e ndryshëm, përmes postave të shpejta apo edhe vetë personalisht, ndërsa i akuzuari Taulant Bilalli në bashkëveprim me të pandehurin Florim Krasniqi, kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, ashtu që me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme deri në 4 mijë euro për falsifikimin e një dokumenti kanë kontrabanduar shtetas të Republikës së Kosovës, fillimisht kanë gjetur shtetas që kanë dashur të migrojnë në vendet e ndryshme si Rumani, Itali, Francë, Mbretëri të Bashkuar, Zvicër, Kroaci, Slloveni, Spanjë, etj.

Tutje në aktakuzë thuhet se pas sigurimit të lëndës së parë për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, kanë bërë prodhimin, furnizimin apo sigurimin e dokumenteve të falsifikuara, (të rrejshme) të udhëtimit ose të identifikimit, leje qëndrime të ndryshme, me qëllim të mundësimit të kontrabandimit me emigrantë, në atë mënyrë që fillimisht u kanë marrë të dhënat, kanë prodhuar dokumentet e ndryshme si pasaporta, letërnjoftime, patentë shofer të shteteve të ndryshme si Rumanisë, Italisë, Francës, Mbretërisë së Bashkuar, Zvicrës, Kroacisë, Sllovenisë, Spanjës etj; por dhe dokumente të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Florim dhe Florent Krasniqi, në Prishtinë, në lagien “Arbëria” në objektin “Ambasador” gjatë vitit 2019 e tutje, në vazhdimësi dhe në bashkëveprim me të pandehurit e tjerë, pasi e kanë siguruar lëndën e parë me qëllim të falsifikimit të dokumenteve kanë krijuar një laborator për prodhimin e tyre.

I pandehuri Izet Koplinger, në bashkëveprim edhe me të pandehurit e tjerë me qëllim të përfitimit material në mënyre të kundërligjshme, ka ndërmjetësuar në falsifikimin e dokumenteve të veturës ku çmimet për këtë kanë qenë 2 – 3 mijë euro.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të pandehurit Sadat Murati dhe Samend Murati, në bashkëveprim edhe me të pandehurit e tjerë, vazhdimisht janë marrë me falsifikimin e dokumenteve, me qëllim të përfitimit për vete, qytetarëve të ndryshëm u ka siguruar dokumente të falsifikuara, me qëllim të kontrabandimit, ashtu që për falsifikimin e një patentë shoferi slloven kanë përfituar shumën prej 250 euro, për përkthimin e një autorizimi kanë përfituar shumën prej 850 euro.

Po ashtu, aktakuza thotë se kanë falsifikuar vërtetimin për COVID-19, për falsifikimin e dokumentit gjerman me vizën e Sllovenisë apo Kroacisë.

Izet Koplinger po ashtu akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img