Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka dëshmuar dëshmitari i 59-të, Nuredin Abazi i cili mban kodin Ë03865, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Sipas Prokurorisë dëshmitari në një moment ka përshëndetur të akuzuarit.
“Thjesht duhet ta them për Procesverbal, që ndërkohë që po dilte nga salla dëshmitari i përshëndeti të akuzuarit, të paktën sipas neshë, sipas Prokurorisë”. – ka thënë Prokurori