11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria: Vrasja e 65-vjeçarit ishte e dhunshme dyshohet se u krye me mjet të mprehtë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë është deklaruar në lidhje me rastin e ndodhur dje në objektin e Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë.

Nga Prokuroria u tha se një person është gjetur i vrarë dje në këtë objekt.

Viktima thuhet të ketë qenë anëtar i kësaj shoqate, ndërsa vrasja është e dhunshme dhe sipas ekspertit mjeko-ligjor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.

“Prokurori kujdestar ka dalur në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”,thuhet në njoftim.

Tutje u tha se deri më tani nuk është identifikuar ndonjë person i dyshimtë për këtë rast, por prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale “Vrasja”, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img