0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri për shpëlarje të parave, 14 persona të përfshirë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për një rast të ri i koduar me emrin “Skema”, në të cilin janë të përfshirë 14 persona të dyshuar për veprat penale “Shpëlarje e parave”.

Në njoftim thuhet se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda,

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një (1) rast të ri me katërmbëdhjetë (14) persona”, thuhet në njoftimi e Prokurorisë.

“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin ‘’Skema’’, ku janë të përfshirë katërmbëdhjetë (14) persona, për veprën penale  “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 të KPRK-së dhe lidhur me nenin 56, paragrafi 1 të Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit”, thuhet më tej në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img